Efektivët e policisë kanë bllokuar hyrjen e Myslym Shyrit pasi ndërhynë në shpërndarjen e protestuesve me anë të gazit lotësjellës.
Protestuesit te rruga Ibrahim Rugova po hedhin fishekzjarre kundrejt efektivëve. Gjithashtu, mësohet se Policia e Shtetit ka kontrolluar të rinjtë në ish-bllok, me dyshimin se do t’i bashkoheshin protestës.