• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Protesta kundër masave anti-COVID dhe vaksinimit! Reagon politika gjermane: Rrezik radikalizimi

13/12/2021
in Botë
0
Protesta kundër masave anti-COVID dhe vaksinimit! Reagon politika gjermane: Rrezik radikalizimi

Në të gjithë Gjermaninë u zhvilluan në fundjavë protesta kundër masave të Coronës dhe vaksinimit. Jo të gjitha protestat ishin paqësore, e jo të gjitha ishin të lejuara. Ekspertët dhe politika paralajmërojnë për një rrezik radikalizimi. Studiuesi i terrorizmit, Peter Neumann, i cili i ndjek me shqetësim zhvillimet e protestave kundër masave kufizuese dhe vaksinimit dhe shikon aty rrezik potencial për një radikalizim të tyre.

Në një intervistë për Bild TV, Neumann u shpreh të dielën, se “ajo që shohim në mënyrë të veçuar janë sulme komplekse ndaj RKI (Instituti Robert Koch) për shembull, ndaj klinikave apo qendrave të vaksinimit.” Për këtë arsye ai e sheh të mundur, “që në muajt e ardhshëm vërtet do të na duhet të flasim për fushata terroriste.”

Sipas Neumann temat si detyrimi për vaksinim apo vaksinimi i fëmijëve do të çojnë në një radikalizim të mëtejshëm. “Këto janë dy tema të forta emocionale, që nga kjo skenë do të vlerësohen si sinjal dhe mund të shërbejnë si shkas për veprime ekstreme.” Studiuesi Neumann mendon, se ky grupim do të bëhet më i vogël, por ata që mbeten do të radikalizohen më tej.

“Rrezik për demokracinë”

Reagime të shqetësuara vijnë edhe nga politika dhe janë rritur zërat për një veprim të vendosur të shtetit. Presidentja e Bundestagut, Bärber Bas, (SPD) konstaton një radikalizim “të ndjeshëm” të protestave. “Ky është vërtet një rrezik për demokracinë”, tha politikanja socialdemokrate në një emision të televizionit gjerman, ZDF. Ajo kërkoi ndalimin e demonstratave para shtëpive të politikaneve dhe politikanëve si edhe një mbikqyrje më të fortë të grupeve të chat-it Telegram. Në këtë rrjet social grumbullohen shumë kundërshtarë të Coronës.

Kurse zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU, Thorsten Frei (CDU) kërkoi ndjekjen penale dhe konsekuente të përpjekjeve për frikësimin e shtetit apo shkeljeve të ligjit për grumbullimet. “Në këtë situatë shteti nuk duhet të dalë në asnjë mënyrë si i dobët”, tha Frei për gazetën gjermane “Welt.” Reagime vijnë edhe nga Gjelbrit. Politikani i Të Gjelbërve, Konstantin von Notz e cilësoi “më shumë se kërcënues” zhvillimin aktual duke thënë se grupime të tilla nuk duhet të reduktohen si të padëmshme. Zëvendëskreu i grupit parlamentar liberal, Konstantin Kuhle paralajmëroi nga infiltrimi i qëllimshëm i protestave paqësore. Kryeministrja e landit të Meklenburg-Pomeranisë, Manuela Schwesig u shpreh, se “shumë ndjekin qëllime të tjera veç Coronës, ata përdorin debatin emocional për detyrimin për vaksinim për të përçarë.”

Bärbel Bas

Protesta në disa qytete

Në disa qytete gjermane u zhvilluan protesta kundër masave të marra për zbutjen e valës së katërt të pandemisë në Gjermani. Në Grajc, Tyringji u lënduan 14 policë në protestë. Pas thirrjeve në mediat sociale të shtunën u grumbulluan deri në 1000 vetë në protestë, bëri të ditur policia. Protuestuesit përpiqeshin të thyenin kordonin policor.

Në sekuenca të regjistruara e të publikuara në twitter shiheshin protestuesit që kapeshin me policinë për të thyer bllokadën. Një fotograf i agjencisë gjermane të lajmeve, DPA raportoi për një atmosferë agresive. Policia nisi 44 procedura penale. Kurse në Rojtlingen morën pjesë në protesta sipas policisë rreth 1500 vetë nën moton “Për lirinë, të vërtetën dhe vetëvendosjen”. Thirrjet për mbajtjen e maskës u injoruan. Në një protestë pa leje në Frankfurt morën pjesë rreth 100 vetë, policia vetë e shpërndau pastaj protestën.

Protesta në Vjenë

Edhe në vende të tjera ka pasur protesta kundër masave të Coronës. Në Barcelonë morën pjesë 3000 vetë në një miting kundër masave të qeverisë. Demonstruesit në Katalonjë protestonin kundër vendimit për të treguar me detyrim vërtetimin e vaksinimit para hyrjes në diskoteka, restorante apo palestra. Në Austri protestat ishin më masive. Sipas të dhënave të policisë rreth 15.000 vetë u mblodhën në qendër të Vjenës. Kreu i FPÖ-së, Herbert Kickl bëri thirrje për rezistencë kundër detyrimit për vaksinim të planifikuar në shkurt./DW/

Tags: Gjermanipolitika gjermaneProtesta kundër masave anti-COVIDradikalizim
Previous Post

7 viktima nga shembja e pallatit në Itali, 2 të tjerë ende nën rrënoja

Next Post

Pandemia po ndikon në rritjen e të papunëve afatgjatë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Pandemia po ndikon në rritjen e të papunëve afatgjatë

Pandemia po ndikon në rritjen e të papunëve afatgjatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.