3 orë protesta paqësore në Tiranë kundër rritjes së çmimit të naftës por edhe produkteve të shportës. Ishim me qindra qytetarët që u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë ku mbajnë fjalën e tyre shumë aktivistë dhe qytetarë të thjeshtë që i kërkuan qeverisë që të dëgjojë zërin e tyre dhe të ndërhyjë për të ndalur çmimet abuzuese që po rëndojnë xhepat e të gjithë shqiptarëve. Pasi protestuan para Kryeministrisë dhe më pas bllokuan disa rrugë të kryeqytetit në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimeve, policia e Tiranës ka shoqëruar disa protestues.
Rreth 20 persona janë shoqëruar në komisariat në kryeqytet, pasi ata akuzohen se kanë bllokuar disa rrugë me makina, por disa të tjerë kanë penguar mjetet që të ecin. Protesta e organizuar nga qytetarët, e cila nisi fillimisht para kryeministrisë tashmë është zhvendosur në rrugët kryesoret të Tiranës. Bllokimi i rrugëve nga qytetarët kanë krijuar radhë kilometrike makinash dhe autobusësh, të cilët janë bllokuar në unazën e vogël. Protesta vijoi prej orës 17:00 ku kërkojnë nga kryeqyteti të ulë taksat e naftës dhe të frenojë rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.
Me ndryshimet në kodin penal, me veprën ‘bllokim të qarkullimit’ rrezikohet deri në 3 vite burg. Kujtojmë se pas rritjes së çmimit të produkteve ushqimore, sidomos të karburantit, qytetarët u ngritën në protestë, ndërkohë që kanë paralajmëruar se do të vijojnë të mbajnë tubime të tilla çdo ditë.