Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e efektivëve të plagosur, të cilat aktualisht ndodhen në spital, ku po marrin shërbim mjekësor.
Bëhet e ditur se Urgjenca Kombëtare ne vendngjarje, ka derguar ne spitale 10 te lenduar, si pasojë e protestes së zhvilluar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.
Tete punonjes te policise dhe dy protestues jane duke u trajtuar ne spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjesve te rendit ka demtime me serioze.
Ne spitalin e Traumes po trajtohen aktualisht 7 punonjes te policise dhe 2 protestues ne gjendje te stabilizuar.
Ndersa ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” po trajtohet nje punonjes i policise, gjendja e te cilit, sipas mjekeve, eshte serioze, pasi rrezikon humbjen e njerit sy dhe pritet ti nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.
Urgjenca Kombetare dhe strukturat shendetesore vijojne te jene ne gatishmeri te plote.