ROTERDAM – Situata në Roterdam ka agravuar 24 orët e fundit teksa policia ka hapur zjarr ndaj protestuesve që kundërshtojnë vendimin e qeverisë për mbylljen në banesa për shkak të COVID-19. Raportohet se 7 civilë janë lënduar, ndërsa nuk saktësohet ende numri i punonjësve të rendit që mund të kenë pësuar lëndime.
Protestuesit vërshuan në qendrën tregtare të Roterdamit, ndezën zjarre dhe goditën policinë me gurë.
Vetëm mbrëmjen e djeshme, policia arriti të shpërndante protestuesit. Sipas informacioneve, në protesta janë përfshirë dhe grupe huliganësh dhe ultras të klubeve të futbollit holandez.
Rritja e numrit të rasteve positive me koronavirus shtyu qeverinë holandeze të shtrëngojë masat për qytetarët duke zgjatur orarin e qëndrimit në shtëpi, gjë që ka acaruar një pjesë të qytetarëve.
Marrë nga “Euronews”