Tiranë- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për protestat dhe përplasjet e një dite më parë në Washington DC.
Ajo shprehet se kjo është një shenjë që SHBA do të dalin më të fortë dhe më të mençur pas kësaj prove të demokracisë sonë dhe se liria e fjalës dhe e drejta e protestave janë thelbësore për demokracinë, por kjo liri dhe e drejtë nuk duhet të zvetënohet në paligjshmëri dhe dhunë ndaj vetë demokracisë, përfshirë tranzicionin paqësor të pushtetit.
Postimi i Yuri Kim
“Shumë miq kanë shprehur tronditje dhe shqetësim rreth sulmit të fundit mbi Kapitolin e SHBA. Unë do të doja të ju falënderoj për qëndrimin me ne. Dje, Presidenti Trump e bëri të qartë se është dhe duhet të mbetet një komb i rendit dhe ligjit, dhe ata që shkelën ligjin do të paguajnë një çmim.Trump gjithashtu e bëri të qartë se Kongresi ka vërtetuar rezultatet e zgjedhjeve tona dhe ai tani është përqendruar në sigurimin e një tranzicioni të qetë, të rregullt dhe pa ndërprerje të pushtetit në 20 Janar. Ajo që SHBA këshillon për të tjerët zbatohen edhe për ne: liria e fjalës dhe e drejta e protestave janë thelbësore për demokracinë, por kjo liri dhe e drejtë nuk duhet të zvetënohet në paligjshmëri dhe dhunë ndaj vetë demokracisë, përfshirë tranzicionin paqësor të pushtetit. Demokracia nuk është e lehtë dhe nuk guxon të merret si e mirëqenë nga askush prej nesh. SHBA do të dalin më të fortë dhe më të mençur pas kësaj prove të demokracisë sonë”, shkruan Kim.