Forcat e juntës së Mianmarit, ditën e sotme kanë vrarë 12 protestues, ku midis tyre dhe një fëmijë dhe një murg budist.
Protestat për të larguar ushtrinë, kanë nisur nga grupe zyrtarësh publik, si mjekë dhe edukatorë dhe është kthyer në një grevë të përgjithshme që ka paralizuar shumë sektorë të ekonomisë.
Ndërkohë, mësohet se deri më tani janë vrarë më shumë se 70 njerëz. Shtetet e Bashkuara, India, Australia dhe Japonia janë zotuar të punojnë së bashku për të rivendosur demokracinë në Mianmar. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka diskutuar me homologët e tij nga të tre vendet. Të katër udhëheqësit përsëritën angazhimin e tyre për sigurinë rajonale.
Më 1 shkurt, ushtria në Mianmar, ka zhvilluar një grusht shteti, duke arrestuar udhëheqësen e vendit. Që prej asaj mijëra njerëz kanë dalë në protestë.