Pak para nisjes së protestës në Tiranë, një tjetër tubim po zhvillohet në qytetin e Korçës.
Dhjetëra qytetarë me pankarta në duar, kanë ndezur qirinj për të përkujtuar 25-vjeçarin e vrarë nga policia, Klodian Rasha.
“Policia vret”, “Qeveri e vrasjes”, kanë qenë thirrjet e tyre. Nga pamjet e siguruara nga “Panorama” shihet se protestuesit kanë qëlluar godinën e Bashkisë së Korçës me mjete të forta, duke sjellë edhe ndërhyrjen e policisë.
Po ashtu ata kanë djegur dhe pemë dekorative, ndërsa më pas protestuesit kanë nisur të qëllojnë më gurë edhe oficerët e policisë.
Si pasojë ka mbetur i plagosur një oficer, por ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij.