20:14 Pas 4 orësh protestë, protestuesit për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha janë drejtuar drejt Drejtorisë së Policisë.
Ata protestuan fillimisht tek Ministria e Brendshme, më pas te Kryeministria dhe prapë tek Ministria e Brendshme. Gjatë protestës, janë thyer xhamat e ndërtesave si dhe janë dëmtuar pemët dekorative të vendosura me rastin e festave të fundvitit.