Rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të dytë, ku do të testohen për Gjuhe shqipe dhe Letërsinë. Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30. Në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku do të bëhet provimi.
Edhe këtë vit maturantët do të duhet të zbatojnë rregullat anti-covid. Në një klase do të jenë 10-15 maturantë. Nëse maturanti ditën e provimit do të jetë i infektuar me Covid, nuk do të futet në provim por do të ketë mundësi që ta japë në sezonin e vjeshtës. Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë). Mbikëqyrja bëhet me përfaqësues të MASR, përgjigjes administrimi.
Më 11 qershor maturantët kanë provimin e Matematikës, ndërsa më 15 qershor atë të lëndës me zgjedhje.