Kurbin- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm në Kurbin, ku një grua ka plagosur rëndë me mjete të forta bashkëshortin. Akti i rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes, brenda banesës së çiftit Deda në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Sipas informacioneve të Policisë, shtetasja Drane Deda, 58 vjeçe, ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin e saj, Llesh Deda, 61 vjeç.
Ky i fundit ka marrë plagë serioze dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në Urgjencën e Laçit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.