Ndërsa asnjë thashethem nuk është konfirmuar, shumë përdorues kanë hyrë në në rrjete sociale për të parë nëse Rihanna është apo jo shtatzënë.
Një përdorues i verifikuar, The Academy, shkroi: “Rihanna është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me A$AP Rocky”. Tweet-i ka marrë mijëra ri-shpërndarje dhe reagime, por nuk ka asgjë për të mbështetur pretendimet. Shumë njerëz kanë postuar foto nga ceremonia e inaugurimit në Barbados, duke pretenduar se Rihanna ka një barkë të rrumbullakosur.
Por kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë të tilla thashetheme. Në vitin 2019, ndodhi po e njejta gjë. Ajo iu përgjigj atyre në një intervistë për Vogue, duke thënë “Nuk kam në plan për shtatzëni, por nuk e di as planin e Zotit.” Pas Met Gala në 2021, shumë fansa pohuan gjithashtu se Rihanna po fshehte një shtatzëni.
Sa kohë kanë bashkë Rihanna dhe A$AP Rocky?
Thashethemet filluan të vërtiteshin se Rihanna dhe A$AP Rocky ishin bashkë në vitin 2018, kur të dy u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në shfaqjen e Louis Vuitton për Javën e Modës në Paris. Një vit më pas, Rihanna ndau një foto të saj dhe të Rocky-t në British Fashion Awards.
Në fund të vitit 2019, Rihanna u pa e pranishme në një koncert të A$AP Rocky në Suedi. Të dy u panë sërish bashkë në fillim të vitit 2020, duke ndjekur një koncert së bashku në Nju Jork. Teksa ishin me pushime, të dy janë fotografuar duke u puthur në një varkë, duke konfirmuar lidhjen e tyre. Në një intervistë të vitit 2021 me GQ, Rocky iu referua Rihannës si “zonja ime” dhe “dashuria e jetës sime”. Në shtator të vitit 2021, çifti bëri shaqjen e tyre të parë bashkë në tapetin e kuq në Met Gala.