• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pse faraonët e lashtë egjiptianë ndaluan së ndërtuari piramida?

14/12/2021
in Kulturë
0
Pse faraonët e lashtë egjiptianë ndaluan së ndërtuari piramida?

Për më shumë se 1 mijë vjet, faraonët egjiptianë ndërtuan piramida dhe shpesh varroseshin nën ose brenda tyre. Faraonët egjiptianë ndërtuan piramida midis kohës së sundimit të faraonit Xhozer (vitet 2630-2611 Para Krishtit), që ndërtoi një piramidë me shkallë në Sakara, dhe deri në kohën e mbretit Ahmos I (1550-1525 Para Krishtit), që ndërtoi piramidën e fundit mbretërore të njohur në Abidos.

Këto piramida të famshme simbolizonin fuqinë dhe pasurinë e faraonëve, si dhe promovuan besimet e tyre fetar. Por pse egjiptianët e lashtë ndaluan ndërtimin e piramidave menjëherë pasi filloi e ashtuquajtura epokë e Mbretërisë së Re?Në Egjiptin e lashtë, ndërtimi i piramidave nisi të zbehet pas mbretërimit të faraonit Ahmos, teksa mbretërit nisën të varrosen në Luginën e Mbretërve në afërsi të kryeqytetit të lashtë egjiptian të Tebës, që ndodhej në Luksorin e sotëm.

Projekti “Theban Mapping” thekson në faqen e saj të internetit se varri më i hershëm mbretëror i konfirmuar në luginë u ndërtua nga Tutmosi I (1504-1492 Para Krishtit). Edhe paraardhësi i tij Amenhotep I (1525-1504 Para Krishtit), mund të ketë ndërtuar varrin e tij në Luginën e Mbretërve, megjithëse kjo është një çështje e debatueshme midis egjiptologëve.

Ndonëse nuk është plotësisht e qartë se pse faraonët nisën të heqin dorë nga ndërtimi i piramidave mbretërore. Por një faktor mund të kenë qenë shqetësimet e sigurisë.“Ka shumë teori. Por meqë piramidat nisën të plaçkiten, fshehja e varrezave mbretërore në një luginë të largët, të gdhendur në shkëmb, dhe me sa duket me shumë roje, ka luajtur një rol në këtë aspekt”-thotë Piter Der Manuelian, egjiptolog në Universitetin e Harvardit.

Sipas Manuelian edhe përpara se të hiqnin dorë nga piramidat mbretërore, ata kishin ndaluar praktikën e vendosjes së dhomës së varrimit nën piramidë. “Piramida e fundit mbretërore – ajo e Ahmosit I në Abidos, e kishte dhomën e saj të varrimit 500 metra larg në shkretëtirë”,- shprehet Eidan Dodson, egjiptolog në Universitetin e Bristolit.

Një shënim historik, që mund të përmbajë të dhëna të rëndësishme, është shkruar nga një njeri i quajtur Ineni, dhe që ishte përgjegjës për ndërtimin e varrit të Tutmosi I në Luginën e Mbretërve. Ineni shkroi:“Vetëm unë mbikëqyra gërmimin e varrit shkëmbor të madhërisë së tij, që askush të mos shihte apo dëgjonte”.

Ky procesverbal “sugjeron qartazi se fshehtësia ishte një element kryesor” thotë Ana Mejsi Rot, profesoreshë e historisë së artit dhe studimeve hebraike në Universitetin e Nju Jorkut.

Vetë topografia natyrore e Luginës së Mbretërve, mund të shpjegojë pse ai vend ishte i preferuar për varret mbretërore.

Ajo ka një majë të njohur tani si El-Qurn, që duket paksa si një piramidë. Ajo i ngjan shumë një piramide, dhe në një farë mënyre të gjitha varret mbretërore të ndërtuara në luginë u vendosën nën një piramidë, thotë egjiptologu Mirosllav Barta, zëvendës/rektor i Universitetit Çarls në Republikën Çeke.

Për faraonët egjiptianë, piramida ishte e rëndësishme pasi ishte një vend “ngritjeje dhe transformimi” në botën e përtejme, shkruan Mark Lehner, drejtor dhe president i “Ancient Egypt Research Associates”, në librin e tij  “Piramidat e plota:Zgjidhja e mistereve të lashta”.

Topografia e Luksorit, qëu bë kryeqyteti i Egjiptit gjatë Mbretërisë së Re (1550-1070 Para Krishtit), mund të ketë luajtur gjithashtu një rol në heqjen dorë nga ndërtimi i piramidave. Ajo zonë është “shumë e kufizuar në hapësirë, dhe me shumë gunga” tha Dodson.

Pra kryeqyteti i lashtë mund të ketë qenë shumë i vogël dhe sfidues nga pikëpamja arkitektonike, për të shërbyer si një vendndodhje e piramidave të reja. Ndryshimet fetare që e forcuan traditën e varreve nën tokë, janë një tjetër arsye e mundshme pse egjiptianët hoqën dorë nga ndërtimi i piramidave të mëdha.

“Gjatë Mbretërisë së Re, u bë shumë popullor koncepti i udhëtimit të mbretit nëpër Botën e Ulët, dhe kjo kërkonte plane të sofistikuara mbi varre të gdhendura me gurë nën tokë, thekson Barta. Dhe varret nëntokësore të gdhendura në Luginën e Mbretërve i përshtaten shumë mirë këtij koncepti.

Ndërsa faraonët hoqën dorë nga ndërtimi i piramidave, këtë praktikë e vazhduan individët e pasur privatë. Për shembull, arkeologët zbuluan në vitin 2014 një varr 3.300 vjeçar në Abidos, që u ndërtua për një shkrues i quajtur Horemheb, dhe që kishte në hyrje një piramidë 7 metra të lartë.

Gjatë mijëvjeçarit të parë Para Krishtit, ndërtimi i piramidave u bë i njohur në Nubia, një zonë që ndodhet në Sudanin e sotëm dhe pjesë të Egjiptit Jugor. Nubianët ndërtuan piramida si për mbretërit ashtu edhe për individët privatë.

Se sa ndërtuan në total nuk është e qartë, por Lehner flet në librin e tij për rreth 180 piramida mbretërore, ndërsa kërkimet e fundit arkeologjike zbulojnë se kishte shumë piramida të tjera të ndërtuara për individë privatë. Sundimtarët e Nubisë vazhduan të ndërtonin piramida deri rreth 1700 vjet më parë. / “Livescience” – Bota.al

Tags: egjipti i lashtefaraonetpiramida
Previous Post

DJ Sardi do të bëhet baba për herë të parë/ Ndan fotot e ëmbëla me bashkëshorten

Next Post

Berisha i përgjigjet DASH për Kim: Janë kritika, jo sulme

Related Posts

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Eurovision 2023: Zbulohet logoja dhe slogani domethënës i festivalit

Eurovision 2023: Zbulohet logoja dhe slogani domethënës i festivalit

04/02/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

17/01/2023
New York Times rendit lumin e Vjosës ndër vendet e para për të vizituar në 2023! Rama: Në pranverë e shpallim Park Kombëtar

New York Times rendit lumin e Vjosës ndër vendet e para për të vizituar në 2023! Rama: Në pranverë e shpallim Park Kombëtar

13/01/2023
Golden Globes 2023/ Lista e plotë e fituesve në ceremoninë e 80-të të filmit dhe kinematografisë

Golden Globes 2023/ Lista e plotë e fituesve në ceremoninë e 80-të të filmit dhe kinematografisë

11/01/2023
Next Post
Berisha i përgjigjet DASH për Kim: Janë kritika, jo sulme

Berisha i përgjigjet DASH për Kim: Janë kritika, jo sulme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.