Kryeministri Edi Rama reagon pas akuzave nga politikanët shqiptarë se nuk po mbron krerët e politikës së Kosovës, që po përballen me drejtësinë në Hagë për krime lufte.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, Rama i drejtohet ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, duke i pyetur se pse e votuan raporton e Dick Marty në Këshillin e Evropës.
“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes,kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?#KrenarpërPS🇦🇱”, shkruan Rama.