• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Publikohen pamjet e plota të vrasjes së Klodian Rashës, si u qëllua 25-vjeçari pas shpine nga polici

22/06/2021
in Aktualitet
0
Publikohen pamjet e plota të vrasjes së Klodian Rashës, si u qëllua 25-vjeçari pas shpine nga polici

Emisioni Uniko publikon pamjet bruto të kamerave të sigurisë që kanë filmuar vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policië i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj.

Ishin orët e para të mëngjesit të datës 8 Dhjetor 2020, kur efektivët Erion Gjore dhe Nevaldo Hajdaraj patrullonin nga Zogu i Zi në drejtim të sheshit “Shqiponja”.

Në trotuarin në anë të rrugës vunë re 25-vjeçarin Klodian Rasha, të cilin tentuan ta ndalonin. I pari ishte efektivi Erion Gjore, i cili ndoqi me vrap Rashën. Gjatë ndjekjes në këmbë, punonjësi i policisë Erion Gjore nxorri pistoletën nga brezi dhe e mbante në dorë.

Nga ana tjetër e rrugës është shfaqur efektivi Nevaldo Hajdaraj. Në orën 02:02 minuta e 30 sekonda ai kapërcen bordurën ndarëse të rrugës “Dritan Hoxha” dhe kalon në korsinë tjetër. Në këtë moment shfaqet përbri Klodian Rashës. Në pamje duket qartazi veprimi që kryen. Në orën 02:02 minuta e 45 sekonda është fiksuar momenti kur në dorë mban pistoletën e shërbimit dhe ia drejton Klodian Rashës. Ky i fundit nuk kishte në duar asnjë send e aq më pak një pistoletë sikurse ishte pretenduar. Këtë konkluzion e deklaron edhe Prokuroria.

5 sekonda më vonë, punonjësi i policisë kapërcen gardhin. Pasi polici Nevaldo Hajdaraj iu afrua në një distancë të afërt, Klodian Rasha nis të vrapojë. Në tentativë për të kapur nga rrobat 25-vjeçarin, efektivi Nevaldo Hajdaraj rrëzohet në trotuar, ekzaktësisht në orën 02:02 minuta e 55 sekonda.

Klodian Rasha vazhdon vrapin me shpinë nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Ky është dhe momenti kur Nevaldo Hajdaraj ngre dorën në lartësinë e trupit të 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe e qëllon me pistoletën e shërbimit. Dy plumba janë shkrepur nga arma e efektivit Hajdaraj njëri prej të cilëve ka kapur në shpinë Klodian Rashën.

Në orën 02:02 minuta e 58 sekonda, Klodian Rasha futet në rrugicën pranë shtëpisë së tij, që sot kjo rrugë mban emrin e të riut.

Plumbi e ka prekur në pjesën e shpinës. Ai ulet në tokë në pamundësi për të lëvizuar. Kurse polici Nevaldo Hajdaraj ngrihet dhe shkon në drejtim të 25-vjeçarit Rasha. Nxiton dhe armën e shërbimit e vendos në brez. Në rrugicë gjen Klodian Rashën të plagosur.

Në orën 02:03 minuta e 14 sekonda në krye të rrugës shfaqet efektivi tjetër Erion Gjore. Ai thërritet nga kolegu Nevaldo Hajdaraj për çfarë ka ndodhur dhe nis të shpejtojë hapat për të shkuar drejt tyre.

Veprimet e efektivit Hajdaraj tregojnë qartazi momente tensione tek ai pasi ka kuptuar se çfarë ka bërë. Klodian Rasha ishte shtrirë në tokë dhe këto janë edhe sekondat e fundit para se të ndërrojë jetë në vendngjarje.

Polici Hajdaraj i mat herë pas here pulsin Klodian Rashës.

Në orën 02:03 minuta e 47 sekonda, te rrugica mbërrin edhe efektivi Erion Gjore. Të dy kontrollojnë nëse i riu ka ende shenja jete.

Mesa duket i kërkon llogari kolegut Nevaldo Hajdaraj përse qëlloi me armë ndaj 25-vjeçarit Rasha. Aty pranë është shfaqur edhe një person tjetër, një kalimtar i rastit që është marrë si dëshmitar në këtë ngjarje. Dy kolegët Nevaldo Hajdaraj dhe Erion Gjore bëjnë ecejake sa në drejtim e të rrugës, e pastaj rikthehen te trupi i 25-vjeçarit. Të tensionuar për atë që ka ndodhur nga veprimet e tyre, presin me ankth mbërritjen e ambulancës dhe të shërbimeve të tjera policore.

Në intervalin kohor 02:04 minuta e 7 sekonda deri në orën 02:04 minuta e 49 sekonda, Klodian Rasha ngre kokën për herë të fundit pak sekonda para se të japë shpirt.

Në orën 02:04 minuta e 48 sekonda mbërrin me shpejtësi një automjet policie.

Gati 1 minutë më vonë në vendngjarje shkojnë edhe makina e motora të tjerë të patrullave policore.

8 punonjës policie po qëndrojnë pranë trupit të Klodian Rashës. Vazhdimisht i masin pulsin për të kontrolluar nëse i riu është ende në jetë. Ndërsa efektivi që e qëlloi, Nevaldo Hajdaraj, nuk lejohet nga kolegët që të afrohet dhe i kërkohet të mbajë distancë.

Nga momenti në moment pritet mbërritja e ambulancës për t’i dhënë ndihmën mjekësore Klodian Rashës.

Pranë trupit të 25-vjeçarit qëndron vetëm një punonjës policie, me detyrë përgjegjës, i cili duket në pamje që kontrollon të riun me gjasë në kërkim të ndonjë sendi të kundraligjshëm…. Por nuk gjen asnjë objekt.

6 minuta pasi është qëlluar Klodian Rasha, në orën 02:09 minuta mbërrin dhe ambulanca. Veprimet e stafit mjekësor kanë qenë të shpejta në përpjekje për t’i dhënë ndihmën e parë Klodianit. Por fatkeqësisht për të riun që u qëllua me plumb pas shpine nga polici Nevaldo Hajdaraj nuk kishte shpresë.

Ambulanca u nis drejt Spitalit të Traumës në orën 02:10 minuta e 40 sekonda. Klodian Rasha kishte mbërritur i pajetë në spital. Plumbi prapa shpine i kishte shkaktuar vdekjen. 

Marrë nga Tv Klan

Tags: albanewsnevaldo hajdarajpublikohen pamjet e plotavrasja e klodian rashes
Previous Post

Nga Dubai në Pekin, hapen 6 zyra për aplikimin e kartave ID në botë

Next Post

Përdhunimi i pastrueses shqiptare në Greqi, identifikohet autori i ngjarjes

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Përdhunimi i pastrueses shqiptare në Greqi, identifikohet autori i ngjarjes

Përdhunimi i pastrueses shqiptare në Greqi, identifikohet autori i ngjarjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.