Libani– Kryeministri Edi Rama foli nga Libani për nxjerrjen nga kampi “Al Hol” të gruas me 3 fëmijët dhe Endri Dumanit, duke thënë se kjo i hap rrugën fazës tjetër për të shpëtuar edhe të tjerët.
“Po kthejmë katër fëmijë shqiptarë dhe një nënë të plagosur nga kampi i ferrit në Al Hol, nesër në atdhe falë një operacioni të ndërlikuar dhe pas më shumë se një viti përpjekje. Së shpejti edhe fëmijët e tjerë. Jam i lehtësuar. Nesër do të takojmë gjeneralin që ka qenë një ndihmë shumë e madhe për ne. Dua të veçoj meritën e dy figurave të posaçme, drejtorit të anti-terrorit dhe punonjësit tjetër të policisë që kanë operuar gjatë gjithë kohës në territor dhe konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban. Na ka ndihmuar për të bërë ato lidhjet me faktorët. Jam shumë i kënaqur, që nesër paradite bashkë me kalamajtë do të kthehemi në Tiranë. E ëma e fëmijëve të vegjël është në një gjendje të vështirë ka një plagë në trup, por edhe ajo do të vijë me ne. Ky operacion i hap rrugën fazës tjetër. Presim sinjalin e fundit për të marrë edhe fëmijët e tjerë. Endri po kthehet, Eva është mirë, por informacionet janë pak të komplikuara”,- tha Rama nga Libani.
Ndërkohë i pyetur se kur do të fillojë faza e dytë e këtij procesi, me qëllim kthimin e të tjerëve në shtëpi, kreu i qeverisë u shpreh: “Pjesa më e vështirë është ajo për të nxjerrë pengjet, po ashtu është që nuk mund të flasësh, informosh, sepse konfidencialiteti është baza në këtë proces. Nuk është një ndërveprim me një faktor por me shumë. Më vjen mirë të them se ne nuk kemi qenë në gjumë, tani unë nuk mund të flasë për më shumë. Edhe për këta fëmijë deri në momentin e fundit kemi qenë më zemër të ngrirë, ka pasur dy-tre momente te vështira në këtë operacion”.
Gjysmëhëna e Kuqe Siriane ka publikuar pamjet e para të operacionit për të sjellë në shtëpi 4 fëmijë dhe një grua shqiptare, që ishin në kampin Al Hol. Gjysmëhëna e Kuqe Siriane shpjegon se me përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe urdhrin e kryeministrit Rama fëmijët shqiptarë në Siri do të mund të kthehen ne vendlindjen e tyre.
Njoftimi
Me përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe me urdhrin e kryeministrit Edi Rama, një i dërguar special nga Kryeministri i diplomacisë shqiptare u dërgua te Kryeministri për Lindjen e Mesme, Mark Ghraib, dhe me Oficerët, Shefi i Luftimit të Terrorizmit dhe ekstremizmit, Gledis Nano, Shefi i Operacioneve Speciale, Undert Doda, dhe Kapiteni Kamal Hassan, i dërguari nga Gjeneral Majori Abbas Ibrahim, i cili ndihmoi shtetin shqiptar për këtë çështje humanitare.
Delegacioni i përbashkët qëndroi në Qamishli dhe vizitoi kampet e Rouj dhe Hul me ndihmën e autoriteteve dhe Gjysmëhënës së Kuqe Siriane.
Pas negociatave humanitare me të gjitha ekipet, katër fëmijë dhe një grua në nevojë për operacion u evakuuan, me shpejtësinë më të lartë, nga kampi Alhoul në Al-Hasakah për në vendin e tyre Shqipëri.
Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane, me bekimin e qeverisë Siriane, transferoi Konsullin e Përgjithshëm Shqiptar Mark Ghraib, delegacionin e tij, nga aeroporti i Damaskut në Qamishli mbrapa dhe me radhë, pasi qeveria shqiptare mbështeste misionin për të siguruar ilaçe, ushqim dhe rroba, dhe gjithashtu dorëzoi delegacionin në kufi.
