Tiranë- Ky është momenti kur Arjan Sala, punonjësi i sigurisë në qendrën tregtare vrapon drejt magazinës ku kishin shpërthyer flakët.
Në foton e siguruar nga Alba News, Arjan Sala është duke vrapuar për të hyrë në magazinë.
Arjan Sala, heroi i ditëve të fundit, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. 33-vjeçari, prej 5 vitesh punonte në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.