• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Publikohet rregullorja e re në Gjermani e cila ndodhet në prag të valës së katërt të Covid-19

24/08/2021
in Botë
0
Gjermanët nuk mbajnë më! Të lodhur nga pandemia, duam pushime

GJERMANI– Për një kohë të gjatë njerëzit në Gjermani ishin shpesh të paqartë mbi rregullat e shumta ndaj pandemisë së koronavirusit, të cilat ndryshonin nga landi në land. Por që nga e hëna (23.08) kjo ka ndryshuar. Kush do të qendrojë brenda në restorant, në kafene, do të shkojë në kinema apo në pishinë, të vizitojë të afërmit në spital apo në strehimoret e kujdestarisë duhet të paraqesë dëshminë e vaksinimit të plotë, ose vërtetimin që është shëruar nga COVID-19 ose një test aktual. Disa lande si p.sh. Berlini e kanë aplikuar këtë rregullore që nga dita e premte (19.08). Situata do të vështirësohet për ata që janë të pavaksinuar. Ata duhet të paraqesin kurdoherë një test negativ jo më të vjetër se 24 orë. Kush do të kalojë pushimet në hotel do të detyrohet ta bëjë testin çdo tri ditë.

Kurs me rregulla të reja

Qeveria dhe landet do të ndjekin një kurs me rregulla të reja në situatën e pandemisë: Edhe nëse do të rritet numri i të infektuarve, synimi është të shmanget me çdo kusht një lockdown si vjeshtën e kaluar. Për më tepër që aktualisht  më shumë se 64,1 përqind e njerëzve  në Gjermani kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës dhe 59 përqind janë plotësisht të vaksinuar, sikurse njoftoi të hënën (23.08) ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Në fundjavë edhe kandidatët për kancelar Armin Laschet i CDU-së dhe Olaf Scholz i SPD-së theksuan, se të paktën për ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nuk do të ketë më një lockdown edhe nëse rriten shifrat e infeksionit. Për të arritur imunitetin e tufës, sipas virologëve duhet një kuotë vaksinimi në varësi të grupmoshës deri në 85 përqind. Ndonëse është rritur aktualisht ritmi i vaksinimeve, shifrat janë larg për një imunitet tufe. Për më tepër tani që pas hapjes së shkollave dhe kthimit pas pushimeve të verës numri i infeksioneve po rrritet sërish. Numri i infeksioneve të reja për 100.000 banorë në shtatë ditë të hënën arriti në 56,4. Kjo është më pak se në pranverë, kur incidencashënonte 160, gjë që çoi në vendosjen e kufizimeve të shumta. Në disa qytete si në Leverkusen incidenca tani ka arritur në 200. Pra pavarësisht se shumë janë vaksinuar, pandemia vazhdon të jetë e pranishme.

Testet së shpejti me pagesë

Kur qeveria në pranverë i zbuti masat kufizuese, bashkë me landet vendosi, që të aplikojë rregulloren e detyrimit për paraqitjen e dëshmisë së vaksinimit, të shërimit apo testin aktual ndaj koronavirusit. Duke nisur nga 11 tetori do të përforcohet edhe më shumë presioni ndaj të pavaksinuarve. Deri tani testet janë falas, por nga tetori testi do të jetë me pagesë nga 35 deri në 50 euro, në aeroporte madje testi do të kushtojë 60 euro. Kush nuk është i vaksinuar në të ardhmen do të duhet të paguajë testin ndaj koronavirusit për të marrë pjesë në aktivitetet e jetës në shoqëri. Përjashtime do të ketë vetëm për fëmijët dhe ata që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore./DW/

Tags: Gjermanipasaporte vaksinimiRREGULLORJA E REtesti i covid
Previous Post

Cilësia e karburantit dhe sigurimi teknik, ISHTI gjobiti 51 subjekte, 17.3 milionë lekë

Next Post

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, flet i ati: Ishte nën presion dhe e frikësuar

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, flet i ati: Ishte nën presion dhe e frikësuar

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, flet i ati: Ishte nën presion dhe e frikësuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.