3 persona janë arrestuar, pasi një punëtor ndërtimi ra nga pallati ku po punonte dhe ndërroi jetë një ditë më parë në Tiranë. Policia njofton se janë arrestuar 41-vjeçarin e identifikuar me inicialet G. G., me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. E ndërkohë po ashtu dje, 57-vjeçarja Sh. L., ka kallëzuar zhdukjen e të birit D. L., 27 vjeç.