Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka theksuar se Europa qëndron pranë Ukrainës dhe atyre që kanë nevojë për mbrojtje, ndërsa shprehet se mirëpresin të gjithë ata ‘që ikin nga bombat e Putin’.
“Evropa qëndron pranë atyre që kanë nevojë për mbrojtje. Të gjithë ata që ikin nga bombat e Putinit janë të mirëpritur në Evropë. Ne do t’u ofrojmë mbrojtje atyre që kërkojnë strehim dhe do të ndihmojmë ata që kërkojnë një rrugë të sigurt për në shtëpi“, shkruan ajo në Twitter.