Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, është shumë e hapur me ndjekësit online, të cilët i informon thuajse për çdo gjë nga jeta e saj. Moderatorja e ka treguar edhe një herë që është një person pa komplekse me postimin e fundit që bëri në Instagram.
Rudina shihet duke darkuar me një nga mikeshat e saj, por në një moment ato shkëmbejnë një puthje në buzë. Krahas videos, Dembacaj shkroi: “Puthje pasioni”. Por si duket, ajo është penduar dhe e ka fshirë videon vetëm pak kohë pas publikimit.
Pak ditë më parë, aktorja ndau në Instastory dy foto të vetes, me anë të së cilave tregonte ndryshimet që ka bërë në fytyrë brenda shtatë viteve. Më herët Dembacaj ka treguar me anë të videove çdo procedurë së cilës i është nënshtruar për të rregulluar fytyrën, duke i paraprirë kështu komenteve të ndjekësve.
Ajo ka treguar se ndërhyrjet estetike në fytyrë i ka bërë në mënyrë që të ndihet më mirë me veten.
Prej muajit janar të këtij viti, Rudina i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar me martesë dashurinë me Mark Frrokun. Ajo ndan shpesh foto romantike me partnerin e saj në Instagram, ku merr komente të shumta. Moderatorja ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e Markut, duke veçuar raportin me Erta Frrokun.