Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një takimi për energjinë, tha se për Evropën “për momentin është e pamundur të zëvendësohet gazi rus”. Kështu raporton Tass. Vendet e BE-së po destabilizojnë më tej tregun e energjisë dhe po rrisin çmimet për qytetarët e tyre duke thënë se duan të braktisin burimet energjetike të Rusisë.
Këtë e tha Vladimir Putin, sipas raporteve të TASS. Presidenti rus shtoi se përpjekjet e Perëndimit për të hequr dorë nga burimet ruse të energjisë do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në të gjithë ekonominë globale.