Presidenti rus Vladimir Putin mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës me 9 maj, një veprim që do të mundësonte mobilizimin e plotë të forcave rezervë të Rusisë ku përpjekjet për pushtim po vazhdojnë të lëkunden, thonë zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë.
Data 9 maj është e njohur si “Dita e Fitores” brenda Rusisë. Ajo përkujton humbjen e vendit të nazistëve në 1945. Zyrtarët perëndimorë thonë se presidenti Putin do përdorte rëndësinë simbolike të asaj dite për të shpallur një përshkallëzim të madh të armiqësive.
Zyrtarët gjithashtu thonë se se Putini do i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj, i cili deri më sot ka këmbëngulur t’i referohet konfliktit brutal prej muajsh si një “operacion ushtarak special”.