Asnjë ” polic global ” nuk do të jetë në gjendje të ndalojë vendet që duan të ndjekin një politikë të pavarur, tha presidenti rus duke ju drejtuar SHBA-së dhe Perëndimit në lidhje me atë që po ndodh në Ukrainë. Sanksionet ndaj Rusisë na kanë bërë më të fortë shprehet ai.
”Asnjë “polic global nuk do të jetë në gjendje të ndalojë vendet që duan të ndjekin një politikë të pavarur, Rusia po bëhet më e fortë falë sanksioneve”, tha Putin.
“Rusia është konkurruese dhe mbetet eksportuesi kryesor i grurit në botë”, vazhdoi kreu i Kremlinit duke thënë se kushdo që dëshiron të na dëmtojë, dëmton veten
“Vendet që aspirojnë të dëmtojnë Rusinë me sanksione dëmtojnë veten e tyre”, tha ai.
Presidenti rus Vladimir Putin e ka quajtur “vjedhje” vendimin evropian për ngrirjen e pasurive të oligarkëve.
“Vjedhja e aseteve nga Perëndimi nuk do të çojë në asgjë të mirë,” tha ai duke folur me videokonferencë në seancën plenare të Forumit Ekonomik Euroaziatik.