Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu këtë të premte ka ndjekur nga afër proçesin e vaksinimit në Qendrën Shëndetësore Sauk në periferi të Tiranës, duke i bërë apel qytetarëve, që të mos e neglizhojnë vaksinimin anti-Covid. Nga kjo qendër, Manastirliu njoftoi se ka sinjale të pazakonta nga analizat e kryera në ISHP, për prezencën e variantit Delta në Shqipëri. Ministrja tha se analizat do të çohen në Gjermani, për të parë nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri.
Manastirliu u shpreh, gjithashtu, se vaksinimi do të vijojë me intensitet gjatë verës dhe foli për kalendarin e mbërritjes së vaksinave anticovid në vend.