Tiranë- Një çift bashkëshortësh janë arrestuar në Tiranë pasi lëviznin me lëndë narkotike dhe armë me vete. Me finalizimin e operacionit të koduar “Autostrada” nga forcat Shqiponjat u arrestuan bashkëshortët E. R., 36 vjeç dhe N. R.(P)., 27 vjeçe, banues në Elbasan.
Bazuar në informacionin se dy qytetarë qarkullonin në orët e pasdites, në autostradën Tiranë-Durrës, duke mbajtur me vete sende të kundërligjshme dhe lëndë narkotike, forcat policore vunë në pranga çiftin.
Pas kontrollit në mjetin e tyre u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Ndërsa, pas kontrollit në banesën e tyre në Elbasan u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis.