Një 22-vjeçar është arrestuar pasi ka kundërshtuar dhe fyer punonjësit e Policisë pas ndalimit që këta të fundit i kanë bërë pasi ai po qarkullonte pas fashës orare të vendosur për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Blu e Bulqizës njoftojnë se rreth orës 00:30 kanë konstatuar një automjet që lëvizte jashtë fashës orare, të cilit i është bërë shenjë ndalimi për verifikimin e arsyes së lëvizjes. Gjatë komunikimit, drejtuesi i mjetit ka fyer dhe kundërshtuar shërbimet e Policisë.
Për këtë arsye ai është vënë në prabga dhe akuzat do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.