Isak Mehmedaj është 24-vjeçari i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodër. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë e cila ndodhi në fshatin Mushan. Sipas tyre, i riu është paraqitur në orën 08:45, në spitalin rajonal të Shkodrës i plagosur me armë zjarri. Mehmedaj kërkoi ndihmën mjekësore pasi ishte plagosur. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, mirëpo ngjarja për policinë është ende e paqartë. Ata janë nisur drejt vendit ku ndodhi ngjarja për të hetuar shkaqet e saj.
NJOFTIMI:
Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.