Elbasan- Një qendër shëndetësore në Papërr të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët e zjarrit. Bëhet me dije se zjarri ka nisur rreth orës 7:50 të mëngjesit të kësaj të hëne.
Zjarrëfiksja ka mbërritur në vendngjarje menjëherë, ku kanë shuar edhe flakët e zjarrit.
Paraprakisht vatra e zjarrit është shfaqur te matësi i energjisë dhe ka dëmtuar edhe rrjetin shpërndarës duke shkaktuar vetëm dëme materiale.