SHKODËR– Korporata Elektroenergjitike ka dhënë detaje lidhur me prurjet e lumit Drin, duke paralajmëruar një rënië të nivelit me 50 cm. Gjithashtu bëhet me dije se prodhimi i energjisë elektrike vijon te jetë me kapacitet të plotë në dy HEC-et e Komanit dhe të Vaut të Dejës.
PËRDITËSIM I SITUATËS
Korporata Elektroenergjitike vijon orë pas ore të monitorojë nivelin e ujrave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin. Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve aktualisht: Fierza 282.71 m; Koman 172.82m; Vau i Dejës 75.02 m.
Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 1920 m3/s. Shkarkimet nga vetëm njëra portë e HEC Vau i Dejës arrijnë në 700m3/s ndërsa në HEC Koman 200 m3/s. Kjo sasi shkarkimesh nuk ka impakt në nivelin e ujrave në kanalin e shkarkimit si dhe në zonat e nën Shkodrës.