• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Qeveria ka dështuar”, Lulzim Basha takim me studentët e UBT: Do të frenojmë ikjen e rinisë nga vendi

28/12/2020
in Politikë
0
Basha në takim me studentët

Basha në takim me studentët

Tiranë- Gjatë bisedës me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se sfida më e madhe e qeverisë së ardhshme do të jetë kthimi i potencialit të rinisë në një mundësi punësimi dhe zhvillimi për vendin.

Mes të tjerash, Basha deklaroi se kjo do të frenojë ikjen e rinisë nga vendi, ndërsa shtoi se për ta bërë të mundur një gjë të tillë duhet të bëhen bashkë të gjithë shqiptarët.

“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është që këtë kapacitet të jashtëzakonshëm ta përthithim, ta bëjmë pjesë të planit të zhvillimit të vendit, në mënyrë që mos të na largohet drejt vendeve të tjera. Është detyra e qeverisë ta ndalë këtë katastrofë kombëtare të largimit dhe ky është prioriteti kryesor që ne kemi. Gjithë këtë potencial të madh të rinisë shqiptare ta vendosim në funksion të objektivit tonë kryesor që është zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë dhe hapja e vendeve të reja të punës. Vetëm përmes kësaj mund të sjellim një kosto jete të përballueshme. Vetëm përmes kësaj mund të përmirësojmë cilësinë e jetës të gjithë familjeve shqiptare. Vetëm përmes kësaj mund të ndalojmë emigracionin e të rinjve. Vetëm përmes kësaj mund të bëjmë të mundur që investitorët e huaj ta shohin Shqipërinë për atë që është në të vërtetë, një potencial i jashtëzakonshëm që po pret të zhvillohet. Por, ka një pengesë të madhe për zhvillimin dhe pengesa është pikërisht një qeveri që për 8 vite me radhë ka premtuar dhe s’ka mbajtur asnjë premtim. Ka dështuar të çojë përpara qoftë edhe një fushë të vetme të ekonomisë apo të zhvillimit”, tha Basha gjatë bashkëbisedimit me studentët e Universitetit Bujqësor.

Sipas Bashës, që të bëhet e mundur kjo, duhet që të gjithë së bashku, rinia dhe të gjithë shqiptarët, të korrigjojnë gabimin e vitit 2013. Për Bashën mosndryshimi që kërkojnë shqiptarët do të ishte me pasoja fatale për vendin.

“Përsëritja e të njëjtit gabim me të njëjtin rezultat është marrëzi. Gabimi nisi në vitin 2013-të. Erdhi me premtime të mëdha me 300 mijë vende pune, me reformën e sistemit të arsimit. Vazhdoi në 2017-ën me tepsi e me timon. Tani nuk ka më kohë. Mjaft është mjaft. Tani është koha për ndryshim. Mosndryshimi do të kishte pasoja fatale. Ky është momenti i fundit për të ndryshuar kurs dhe e vetmja që mund ta bëjë këtë është bashkimi i vlerave. E vetmja që mund ta ndalë këtë të keqe është bashkimi i vlerave. Është opozita, Partia Demokratike, me vizionin për zhvillim në bashkëpunim, me rininë shqiptare dhe me gjithë qytetarët shqiptarë që duan t’i japin formë dhe thelb ndryshimit. Dua t’jua them fare qartë: Nëse ndryshimi është thjesht ndryshim karrigesh ik ti, të vij unë, asgjë nuk do të ndryshojë. Një ndryshim i tillë nuk do t’i shërbejë Shqipërisë, nuk do t’i shërbejë shqiptarëve, nuk do t’i shërbejë rinisë. Që ndryshimi të jetë i vërtetë duhet të kemi një qeveri që ka interesat e njerëzve së pari, ka interesat e rinisë së pari, dhe kjo nis duke bërë të mundur që në veçanti ju që jeni në përfundim të studimeve por jo vetëm, edhe ata që janë në studim e sipër, por edhe ata që nuk kanë arsimin e lartë, të shohin tek qeveria dhe te masat e qeverisë një urë të sigurt për të kaluar nga auditori apo nga shkollat e mesme profesionale drejt tregut të punës. Dhe ky është synimi ynë me programin tonë të stazheve. Ky është synimi ynë me programin tonë të arsimit profesional”.

Tags: albanewsbasha takim me studentetlulzim bashastudentet e ubt
Previous Post

Masat për festat e fundvitit, qeveria maqedonave vendos linjë telefonike falas për të denoncuar shkeljen e rregullave

Next Post

Shpat Kasapi kapet me kokainë! Reagon këngëtari: Në Tiranë për qejf, faleminderit për shpifjet

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Shpatë Kasapi dhe Artan Grubi

Shpat Kasapi kapet me kokainë! Reagon këngëtari: Në Tiranë për qejf, faleminderit për shpifjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I love Kosova”/ Publikohet logoja e re e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.