Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një bashkëbisedim me të rinjtë finalistë të debatit kombëtar të organizuar nga EDYN, Rjeti i të Rinjve Europianë për Demokraci. Gjatë bisedës, theksi kryesor u vu tek rinia që sipas kreut të PD, është motorri kyesor i ndryshimit që sot më shumë se kurrë kërkon shoqëria shqiptare.
“Fytyra e ndryshimit në Shqipëri ka qenë gjithmonë fytyra e rinisë. Dhe sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim. Ndryshimi është një nevojë e brendshme e çdokujt, sot më shumë se kurrë, te djathtë dhe të majtë, demokrat dhe socialist, e të gjithë të tjerët. Por ndryshimi nuk është abstrakt. Ka një domethënie për këdo. Ka domethënie të dhimbshme për ato familje që nuk sigurojnë dot ushqimin e përditshëm sot apo nuk blejnë dot ilaçet për COVID-in. Ka një domethënie për ata si ju që preokuponi jo vetëm për të sotmen, po akoma më shumë për të nesërmen. Dhe me shumë kënaqsi dëgjova që disa prej temave që keni prekur, kanë të bëjnë pikërisht me mënyrën se si duhet të vij ky ndryshim. Ndaj është shumë e rëndësishme që brezi i ri të trajnohet, të dëgjojë edhe përmes përfaqësuesve të spikatur siç jeni ju dhe të bëjë të vetën sensin e përgjeqsisë individuale dhe të përbashkët për familjet tona dhe për shoqërinë tonë”, – u shpreh Basha