Ministrja e Arsimit, Evis Kushi këtë të mërkurë pas mbledhjes së këshillit të ministrave është shprehur se një ndër vendimet e marra në këtë mbledhje është zgjidhja e problematikës për transportin e nxënësve dhe të punonjësve të arsimit parauniversitar. Kushi tha se do të rimbursohet me 50% çmimi i indeksuar i biletës për transportin në zonat rurale, të cilët shkojnë në shkollë me furgon. Ajo ka theksuar se tashmë përveç nxënësve dhe mësuesve nga ky bonus do të përfitojnë dhe oficerët e sigurisë dhe punonjësit sociale në shkolla.
‘Lajm i mirë për arsimin, lidhet me një bonus prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit. Ky ndryshim do të përmirësojë shërbimin e transportit, veçanërisht në zonat ku ka vështirësi të linjave të transportit. Ky ndryshim do të reduktojë më tej numrin e nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, pasi deri tani dërgimi i tyre drejt shkollave qendër, ku mësohet në kushte më të mira dhe me mësues profili, ka qenë i vështirë për shkak të problemeve të transportit. Ne ja dërgonim familjes së nxënësve. Ne nuk kemi qëllimti japim para familjeve, por qëllimi është që nxënësit të kenë minibuzin që ti çojë në shkollë. Rritja e çmimit do të bëjë që operatorët që ofrojnë shërbimin të jenë më të interesuar. Një tjetër lajm i mirë është se tashmë përfitues të shërbimit të transportit nuk do të jenë vetëm mësuesit, por edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë që punojnë 5 deri në 50 kilometra larg vendbanimit të tyre.’- tha Kushi.