Durrës- Janë sekuestruar qindra doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi e konisderueshme parash dhe janë arrestuar në flagrancë shpërndarësi dhe poseduesi i lëndës narkotike.
Në pranga F. S., 27 vjeç dhe A. D., 41 vjeç, banues në Durrës.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni i koduar “Last Time”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së dorgave të forta. Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Sekuestrohen qindra doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi e konisderueshme parash, të përfitura nga shitja e lëndës narkotike. Arrestohen në flagrancë shpërndarësi dhe poseduesi i lëndës narkotike.
Si rezultat i një pune të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në funksion të procedimit penal të vitit 2021, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Last Time”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. S., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, A. D., 41 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen nr.18, Durrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. D., ku gjatë kontrollit fizik, i’u gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë të cilat po jepte shtetasit F.S., me qëllim shitjen e tyre.
Në vijim të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D., policia gjeti qindra doza të tjera me heroinë gjthësej 223 gr. fishekë luftarak, 1 peshore elektronike dhe 640.000 lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin këtë aktivitet kriminal duke shitur lëndë narkotike në sasi të mëdha dhe doza të vogla, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje të municioneve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim