TIRANË– Protestuesit janë sulmuar nga disa qytetarë mbrëmjen e kaluar teksa kishin dlaë në ditën e tyre të pestë të revoltës, pas vrasjes së Klodian Rashës. Në disa foto, të publikuara nga JOQ, shihet disa domate, me të cilat janë goditur protestuesit.
Sipas tyre, perimet janë hedhur nga ballkonet e e apartamenteve në zonën e ish-Bllokut, teksa protestonin. Në rrugë kanë mbetur copat e domates, që siç duket tregojnë se ka qytetarë të shqetësuar nga këto protesta.
Një natë më parë u zhvillua dita e pestë e protestës. Protestuesit marshojnë me pankarta në duar teksa kërkojnë dorëheqjen e Ardi Veliu dhe drejtësi pas vrasjes së Klodian Rashës.