Skuadra e Granadës ka shpërndarë për të gjithë tifozët e saj në rrjetet sociale të klubit vendlindjen e sulmuesit shqiptar Myrto Uzuni.
Në postim shihet një pamje nga qyteti i Beratit, aty ku ka lindur edhe 26-vjeçari. “Berat, vendlindja e Myrto Uzunit. I njohur si, pjesë e Trashëgimisë Botërore që prej vitit 2008″, shkruhet në postimin e klubit spanjoll të Granadës.
Uzuni në ndeshjen e fundit, pavarësisht humbjes, ishte një nga lojtarët më të mirë të Granadës në fushë, duke u bërë protagonist edhe te krosimi që solli golin për skuadrën e tij.