Kryeministri Rama i ka kritikuar të gjithë krerët e bashkisë për faktin se nuk kanë aktivitet për të rigjeneruar para.
“Ne do të hyjmë në një fazë shtrëngimi pa tolerancë. Kjo është e domosdoshme sepse nuk mundet dot që akumulimi historik i borxheve të bëhet një rrugë e hapur edhe për vitet që kemi përpara. Rritja e performancës së bashkive është një prioritet për ne, të gjithë së bashku. Bashkitë të mendojnë për të shtuar burimet e tyre financiare me të ardhura që burojnë nga tregu. Është e dhëna më dramatike në këto 30 vite që volume I aktiviteteve që lidh bashkitë me krijimin e të ardhurave jo buxhetore është minimal, afër zeros. Është e pamundur që ne ende sot në nivel bashkiak, që nga Tirana, të mos kemi asnjë aktivitet ekonomik të pavarur që prodhon të ardhura. Duke filluar nga ndërtimi. Bashkitë i kanë të gjithë mundësitë që të ndërtojnë dhe të fitojnë para për buxhetin e tyre. Më thoni një kompani bashkiake që ndërton në funksion të strehimit në Shqipëri? Asnjë, nuk ka! Nuk mundet të jetë qeveria përgjigja për çdo kërkesë dhe nevojë”, tha Rama.