Pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Partia Socialiste u shpall fituese me 74 mandate, kryeministri Edi Rama ka vendur të bëjë disa lëvizje në kabinet.
Në vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, Bora Muzhaqit i është besuar detyra e zv.ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe Dallëndyshe Bici që do të jetë zv.ministre e Mbrojtjes.
Muzhaqi ka zënë vendin e Aspasjana Kongos e cila është liruar nga kjo detyrë. Bici ka mbajtur detyren e kreut të IKMT.
Kujtojmë se si Muzhaqi dhe Bici ishin të dy kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, të cilat nuk siguruan dot votat e mjaftueshme për të siguruar një vend në Parlament.