Gjatë konferencës të sotme, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri në fund të verës do të përfundojë Aeroporti i Kukësit. Kreu i qeverisë foli, po ashtu, për fazat për nisjen e ndërtimit të aeroporteve të Sarandës dhe Vlorës. Lidhur me transportin detar Rama vlerësoi marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara për portin e Durrësit.
“Besoj se në pranverë Aeroporti i Kukësit do të hapet për fluturimet. Lus zotin që pengesa e fundit për Aeroportin e Vlorës të rihapet. Pastaj të shohim për të hyrë në kantier në Vlorë për të pasur aeroportin e madh ndërkombëtar të Jugut të Shqipërisë. Më vonë do kemi garën për Aeroportin e Sarandës. Në transportin detar marrëveshja më e madhe është me Emiratet e Bashkuara për portin e Durrësit”, deklaroi Rama.