Kryeministri Edi Rama do të dëshmojë sot në orën 12:00 në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Vetë kryeministri Rama dje nga Durrësi, tha se me këtë komision u krijua mundësia për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë.
“Me atë komisionin të paktën u krijua një mundësi për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë. E vërteta është diçka krejt tjetër, pasi s’po flas më gjatë për këtë se mezi pres që të shkojë nesër. Po s’patët ndonjë gjë më të mirë për nesër, më ndiqni”, tha Rama.