• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rama e PRANON: Jam i frikësuar nga fushata e opozitës

03/04/2021
in Politikë
0
Rama e PRANON: Jam i frikësuar nga fushata e opozitës

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se është i frikësuar nga fushata elektorale e Partisë Demokratike. Por sipas tij arsyeja e vetme është frika e infektimit nga pandemia e koronavirusit mes mbështetësve demokratë. Kryesocialisti kërkoi një mandat të tretë duke u shpehur se paraardhësit e tij në detyrë, Sali Berisha e Fatos Nano, e kishin mbyllur ciklin e tyre, ndërsa ai ende jo.  

PJESË NGA INTERVISTA: 

Si ishte mbyllja e kësaj jave, javës së parë të fushatës për ju?

Rama: Fushata elektorale për mua është këtë herë një aneks i aktivitetit, sepse për mua epiqendra e aktivitetit është vaksinimi dhe jo thjesht në sensin e vaksinimit praktik, por në sensin e punës që duhet bërë çdo ditë për të patur nga njëra anë garancinë që procesi shkon ashtu siç është verifikuar dhe në këtë rast është fat që në këtë proces në krye ne kemi ministren e Shëndetësisë, por edhe për të vazhduar të garantojmë dozat më tej. Kemi garantuar një sasi të konsiderueshme, por jo të gjithë sasinë e nevojshme dhe sa më shpejt ta garantojmë të gjithë sasinë e nevojshme aq më shumë mundësi kemi që të kryejmë shpejt gjithë procesin e vaksinimit. Kështu që, fushata është një aneks i këtij aktiviteti, por sigurisht një aneks i rëndësishëm edhe besoj që është një fushatë shumë interesante për faktin se zhvillohet në kushtet e çuditshme të mungesës së atyre formave me të cilat jemi mësuar të bëjmë fushatë. E bën interesante fakti që është një fushatë ku fjala ka më shumë peshë, pasi komunikimi është më shumë i bazuar te ato që thua dhe jo tek emocioni që krijon turma po që krijon muzika, apo gjithë energjia e ndeshjes elektorale.

Po bëni një fushatë elektorale, paralelisht me një fushatë vaksinimi anticovid, sa e ndihmon kjo e dyta të parën?

Rama: Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, për faktin se e dyta mund ta ndihmojë shumë të parën, ose mund ta dëmtojë shumë të parën dhe këtu njëra palë që jemi ne besoj që po e ndihmon këtë fushatë vaksinimi, duke u kujdesur që të zbatojmë rregullat e të mos jemi pjesë e ‘programit të infektimit’ që ka virusi. Ndërkohë që pala tjetër po bën një fushatë infektimesh për fat të keq dhe ku më rrëqethet mishi kur kam parasysh eksperiencën e tmerrshme të Malit të zi e cila ishte një nga vendet më pak të prekura, madje nisën të bëjnë edhe spote televizive ‘hajde në Mal të Zi për pushime se është covid free’ dhe me marshime ekzaktësisht të njëllojta njerëzish që harruan që në nëpër këmbë ishte hija e vdekjes, ata u kthyen në një vend me infektime të shumëfishuara dhe patën humbje të konsiderueshme jetësh nga marshuesit nëpër këto aktivitete.

Ju keni kritikuar palën tjetër, po ndërkohë në takimet tuaja elektorale, ka njerëz që kërkojnë t’ju afrohen, t’ju takojnë, sa e vështirë është t’i largoni z.Rama?

Rama: Është për të ardhur keq, por është diçka që duhet bërë. Unë i kërkoj njerëzve tanë apo shërbimeve që përfshihen për shkak të detyrës time, që të largojnë njerëzit. Shpresoj që e mirëkuptojnë këtë gjë. Bëhet për një arsye madhore dhe nuk bëhet se unë nuk kam dëshirë të takoj njerëzit, përkundrazi. Fushata gjënë më energjizuese ka pikërisht kontaktin sa më të afërt me njerëzit, por është pjesë e këtij e këtij normaliteti të ri të vitit të fundit.

Ka diçka që iu frikëson nga fushata e opozitës? 

Rama: Jam i frikësuar vërtetë. Kanë të drejtë kur thonë se jam i frikësuar, por jo nga uragani që do i çojë në fitore. Jam i frikësuar për njerëzit sepse mund të ndikojë në shëndetin e tyre por edhe në përgjegjësi. Kudo që shkon drejtuesi i opozitës, krijohet vatër e re. Edhe në Kosovë ka rritje numrash. Nuk shoh uragan por përsëritjen bajate të të njëjtit film. Është përpjekje për të stimuluar se ka shumë njerëz. Italianët kishin një shprehje të bukur që thoshte; sheshet plot dhe kutitë bosh!

Kërkoni një mandat të tretë, Nano e Berisha nuk e kanë arritur. E kërkoni sepse nuk ka alternativë apo rezultat i punëve tuaja?

Rama: Duhet të vazhdojmë të bëjmë. Rastet janë të ndryshme por sidoqoftë ka qenë fundi i një cikli. Ne nuk e kemi mbyllur ciklin. Në çdo drejtim kemi punë që duhen kryer.

Tags: albanewsedi ramafrikefushata e opozitespandemia
Previous Post

Kurti mesazh para seancës për presidentin: Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti

Next Post

Rama: Kur ika në Emirate, më kishin ruajtur vaksina, u tundova se vuaj nga astma

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Rama: Kur ika në Emirate, më kishin ruajtur vaksina, u tundova se vuaj nga astma

Rama: Kur ika në Emirate, më kishin ruajtur vaksina, u tundova se vuaj nga astma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.