Kryeministri Edi Rama nga Lezha tha se për turizmin po nxiten investime të reja sa i përket zonës bregdetare.
Gjithashtu ai u shpreh se biznesi i vogël e ka taksën zero duke shtuar se kjo është mbështetja më serioze që një qeveri ka dhënë për biznesin.
Ndërsa u ndal te procesi i vaksinimit Rama tha se synohet që të arrihet vaksinimi masiv për të shpëtuar edhe sezonin turistik.
“Sa kohë do të jetë PS në krye të vendit , biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë taksë për fitimin. Këtë nuk e ka asnjë nga vendet në rajon. Po ashtu një tjetër ndihmë për biznesin dhe të gjithë shqiptarët është vaksinimi.
Është shumë e afërt dita ku ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik. Nëse realizojmë një vaksinim masiv në mars-prill-maj deri në mesin e qershorit do të kemi një sezon turistik shumë më ndryshe.
Për të kaluar në një tjetër stad na duhet një tjetër sasi vaksinash, pasi me numrin e siguruar procesi do të jetë më i ngadaltë. Kjo është ëndrra që më lë pa gjumi se si të disponojmë sa më shpejt një numër vrastar vaksinash për virusin. Duke hapur rrugën Shëngjin-Velipojë do të kemi një shtyllë të re kurrizore në një zonë ku ka një potencial shumë të madh”, tha më tej Rama.