TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur përherë të parë për finalen e parë europiane që do të luhet në Shqipëri, të mërkurën e ardhshme. Conference League do të zhvillohet më 25 maj në “Air Albania”. Sipas mediave italiane, në ntervistën për ‘Tuttosport’, Rama ka thënë se kjo është një nga objektivat më të bukura për Shqipërinë.
“Në radhë të parë përshëndes të gjithë juventinët. Kërkoj ndjesë, por këtu në Shqipëri të gjithë bëjmë tifo me Romën. Për fat të keq, është ende Roma ajo që mban lart flamurin e futbollit italian. Në një vit ku gjërat nuk kanë shkuar mire për futbollin italian, Shqipëria do të bëjë çmos që ai flamur italian i Romës të ngrihet në ballkonin më të lartë të Europës me një kupe”-tha Rama.
Kryministri vazhdoi me tej me fjalimin e tij i cili e cilëson këtë si një ngjarje të rëndësishme për vendin tonë edhe pse sipas tij kjo do të jetë një Super Bowl i vogël.
“A shqetësohemi për tifozët e shumtë? Asnjë shqetësim, por do të jetë një risi absolute për nedhe ky do të jetë një Super Bowl i vogël. Sa i takon mikpritjes, ne jemi një vend që do të luftonte për Champions League. Jam shumë i lumtur që në finale është një ekip italian. Që i vogël kam bërë tifozllëk për italianët në sport, më pas Roma u bë e veccantë prej Jose Mopurinho”- shprehet Rama.