Tiranë- Kryeministri Rama ka mbajtur sot një takim me gazetarët ku në fokus ishte ekonomia dhe pandemia e COVID-19.
Mes notave humoristike, Rama me shumë bindje ka gjetur fajtorin e përhapjes së virusit. Sipas tij klubet e natës janë një nga faktorët kyç të përhapjes, ku sipas tij në vende të tilla virusi të puth në buzë…
“Kam parë shumë humoristë në faqen timë që thonë jo po në 10-5 virusi fle. PPP dhe këta. Do të bëjmë çmos që mos të mbyllemi, mos të kthehemi mbrapa. Le t’i lëmë dokrrat dhe të respektojmë rregullat. Aryseja janë klubet e natës, është të shkosh në party me COVID. Të pret COVID atje dhe fillon tek qëndrimi sup më sup. Kur afrohen buzët, iu puth COVID të dyve dhe iu çon në rrugën e tij. Të tjerë i kanë mbyllur në 8 dhe në 6, por duam të ecim duke i pasur parasysh të gjitha.Nuk kemi parë efekt negativ, për vendimin e shkollave. Është fakt që e thonë dhe vendet e tjera. Ato kanë Universitetet online dhe shkollat fillore dhe të mesme.“-