VLORË– Kryeministri Edi Rama ka qënë sot në Vlorë, ku edhe i është vënë “prit” nga një grup qytetarët, të cilët i kanë thënë në sy shqetësimet e tyre. Numri një i qeverisë ishte në në zonën ku do të prishën disa banesa në kuadër të ndërtimit të projektit që lidh rrugën e Transallkanikes me portin e qytetit.
Banorët e zonës e pritën për të marrë më shumë informacion se çfarë do të ndodhte me fatin e tyre pas prishjes së banesave, sqarim që kryeministri ua dha shkurt duke u prerë fjalën në gojë.
Banorët kërkojnë një përgjigje nga kryeministri se çfarë do të bëhet me banesat e tyre që nuk i kanë me dokumente, ku thekson se projekti do të vijojë, ndërsaa ai i siguroi se do të strehohen për tre vjet me qira nga bashkia dhe më pas do të marrin një apartament.
BISEDA E RAMËS ME BANORËT:
Edi Rama: Me qetësi
Banorja: Na është prishur banesa, si do na vejë ky hall?
Edi Rama: E di unë atë. Kjo punë këtu do bëhet.
Banorja: Jemi dakord
Edi Rama: Kush e ka me dokumenta do shpronësohet. kush e ka pa dokumenta, do ketë bonus qeraje, për 3 vjet më pas do merrni apartament.
Banorja: Deri këtu jam dakord.
Edi Rama: Po deri këtu se më mbas nuk ka…*ikën