• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rama intervistë për Radio BBC: NATO organizatë pa shtyllë kurrizore në sytë e afganëve

01/09/2021
in Politikë
0
Rama: E ndesh shpesh pakënaqësinë tuaj, mungesën e optimizmit, por ju harroni…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër intervistë në radio BBC, ku ka folur për ardhjen e afganëve në Shqipëri. Rama nuk ka kursyer gjithashtu kritikat për NATO-n, duke e cilësuar këtë të fundit si organizatë pa shtyllë kurrizore në sytë e afganëve, ndërsa shtoi se duhet të kishte bërë më shumë për ta.

“Është vërtet diçka që të copëton zemrën, pasi, faktikisht, vetëm pak javë më parë, të gjitha këto vende, si anëtare të NATO-s ishin burimi kryesor i mbështetjes për popullin e Afganistanit, ndaj sprapsja si hije përkundrejt idealeve, parimeve dhe premtimit të lirisë që iu dhamë përgjatë dy dekadave është pikëlluese dhe shfaqja e aleancës ushtarake më të fuqishme në botë, e ngritur për t’i ruajtur këto ideale, si një organizatë pa shtyllë kurrizore në sytë e afganëve dhe miliona të tjerëve tjetërkund, të cilët dëshirojnë të jetojnë në shoqëri të lira, të drejta e demokratike, nuk është ajo çka duhet të ndodhë, nuk duhet të jetë kështu,” u shpreh Rama.

Intervista e plotë:

BBC: Kemi me ne kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe ai ka deklaruar se Tirana do t’u ofrojë strehë qindra afganëve, të cilët punuan me qeveritë perëndimore.  Ju falemnderit shumë që erdhët. Besoj, jeni në Slloveni sot.

Mirëdita Kryeministër.

Rama: Mirëdita

BBC: Më shpjegoni pak si erdhi mendimi që Shqipëria të presërefugjatët afganë

Rama: Na erdhi shumë natyrshëm, pasi vetëm 30 vjet më parë ne ishim afganët në anën tjetër të bregdetit të Adriatikut, në përpjekje për të gjetur strehë në Itali dhe, më tej, në Evropë, të dëshpëruar për t’u ikur talebanëve të kuq të Tiranës. Ndërkohë, gjatë luftës së Kosovës, u hapëm dyert për t’iu dhënë strehë gjysmë milioni refugjatëve që kërkonin t’i shpëtonin spastrimit etnik nga Sllobodan Millosheviçi në Beograd. Kësisoj, ne i njohim mirë të gjitha anët e tiranisë, qoftë kur mbetesh në duart e një regjimi mizor, ashtu edhe kur kërkon të ndërtosh një jetë të re si refugjat në vende të tjera. Ato përvoja na kanë mësuar se,në të vërtetë, nuk është rreziku që e shkakton frikën, por frika ajo që krijon rrezikun nga njerëzit që vijnë të gjejnë strehë ndërsa i shpëtojnë vdekjes.

BBC: Mendoni se shumica e shqiptarëve kanë të njëjtën ndjesi si ju, pasi kemi parë një sërë vendesh që kanë pasur vetë histori të të qenit refugjatë, të cilat u kanë mbyllur kufijtë refugjatëve afganë?

Rama: Është vërtet diçka që të copëton zemrën, pasi, faktikisht, vetëm pak javë më parë, të gjitha këto vende, si anëtare të NATO-s ishin burimi kryesor i mbështetjes për popullin e Afganistanit, ndaj sprapsja si hije përkundrejt idealeve, parimeve dhe premtimit të lirisë që iu dhamë përgjatë dy dekadave është pikëlluese dhe shfaqja e aleancës ushtarake më të fuqishme në botë, e ngritur për t’i ruajtur këto ideale, si një organizatë pa shtyllë kurrizore në sytë e afganëve dhe miliona të tjerëve tjetërkund, të cilët dëshirojnë të jetojnë në shoqëri të lira, të drejta e demokratike, nuk është ajo çka duhet të ndodhë, nuk duhet të jetë kështu. Megjithatë…

BBC: … a besoni edhe ju që është një organizatë pa shtyllë kurrizore?

Rama: Jo! Po them se si duket kjo tani, për fat të keq dhe se si, për fat të keq, kjo mund të cenojë imazhin e kësaj ane të botës sonë, që miliona, qindra miliona njerëz e shohin si fatin e tyre në të ardhmen, duke shpresuar të kenë të njëjtën gjë në vendet e tyre, ku dëshirojnë drejtësi, dëshirojnë liri. Ndërkohë, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, së pari, jam shumë, shumë krenar që shumica e shqiptarëve e ndihen njësoj dhe do të vepronin njësoj. Ndërkaq, mendoj se këto janë momente kur, parimisht,objektivat kanë më shumë rëndësi se sondazhet.

BBC: …objektivat më shumë se sondazhet… Po shoh disa fotografi këtu Kryeministër, të cilat dua t’i përshkruaj për dëgjuesit e radios. Janë njerëz që mbërrijnë nga Afganistani, të cilët po zbresin shkallët e avionit të “Qatar Airlines” dhe që në pistë i pret ambasadorja amerikane. Më pas, po organizohet një piknik. Ju po luani basketboll më duket me disa prej fëmijëve tëardhur. Është tejet mallëngjyese, po sa kohë mendoni se do rrinë njerëzit që janë evakuuar? A do të qëndrojnë ata në Shqipëri? A prisni që ata të integrohen në shoqërinë shqiptare apo kjo është një ndalesë përpara se të lëvizin diku tjetër?

Rama: Pikë së pari, na u afruan disa organizata, fondacione, një tërësi organizatash të shoqërisë civile përtej oqeanit, në ShBA, përfshi fondacionin “Yada Hakim” nga ana tjetër dhe thamë menjëherë “po”. Më tej, sigurisht, na e kërkoi qeveria amerikane dhe i thamë menjëherë “po”. Arsyetimi për gjithë këtë është se këta njerëz kanë mundësi të kualifikohen për të marrë vizë e për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka e bën qëndrimin e tyre teorikisht të përkohshëm, por, së pari, mendoj se do të duhet kohë për këtë, pasi me kaq shumë njerëz sa janë nxjerrë jashtë vendit nga avionët amerikanë e që duhet të kalojnë procesin e shqyrtimit në pjesë të ndryshme të Evropës e tjetërkund, kjo do të kërkojë kohë. Së dyti, çfarëdo që të duhet, për gjithçka që do të duhet, ne do t’u gjendemi. Ne nuk mundemi, nuk mundemi të harrojmë historinë tonë. Nuk mund të mos respektojmë kodin tonë të nderit, që e kemi prej një kohe shumë të gjatë dhe që e bëri Shqipërinë të ishte i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se para saj, pikërisht sepse asnjë hebre nuk u dorëzua dhe pati shqiptarë që paguan me jetë për t’i shpëtuar. Gjithashtu, besoj fort se u detyrohemi fëmijëve tanë. Fëmijët tanë duhet ta trashëgojnë të gjithë këtë e ne duhet ta nderojmë këtë trashëgimidhe ata duhet, po kështu, ta nderojnë kur t’u vijë koha.

BBC: Përmendët fondacionin “Yalda Hakim”. Dëgjuesit e mi në radio ndoshta e dinë që Yalda është një prej korrespondenteve tona me jashtë, e cila drejton emisionin “Impact with Yalda Hakim” në BBC World News. Ajo vetë është afgane dhe ka bërë shumë filantropi edhe brenda vendit të vet, por jam kureshtare për ç’ndodh tani Kryeministër. Po dëgjojmë nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, se këtu hapet një kapitull i ri angazhimime Afganistanin dhe se është mbyllur kapitulli për pjesën e luftës në Afganistan. Talebanët kanë marrë kontrollin. A u besoni premtimeve që po bëjnë talebanët se do të respektojnë të drejtat e vajzave dhe grave, siç thonë ata, brenda kufijve të ligjit islamik.

Rama: Për të mirën e njerëzve që nuk patën fatin të largoheshin dhe që përjetuan për 20 vjet diçka ndryshe nga ajo që ofrojnë talebanët, do të doja shumë që kjo të ishte e vërtetë, por, duke qenë se kam jetuar në një regjim mjaft brutal e shumë të ngjashëm, edhe pse jo islamik, por tërësisht ateist, që ndaloiZotin në jetët tona, që hodhi në erë me dinamit më shumë se 2 000 kisha, faltore romake, manastire, xhami, unë nuk mund të gënjej veten e ta besoj. Nuk përputhet, nuk përputhet me botën tek e cila besojmë, me botën ku jetojmë dhe me botën që përfaqësojmë dhe sigurisht me botën që ëndërronin afganët të cilët na besuan, na ndoqën dhe punuan për ne. Do të doja shumë që kjo të ishte e vërtetë, po, për fat të keq, nuk mundem, thjesht nuk mundem ta besoj.

BBC: Pra keni skepticizëm, ashtu siç kemi dëgjuar shumë të shprehet në këtë studio dhe në Qendrën për Afganët dhe Azinë Qendrore në Londrën Perëndimore. Njerëz që vijnë këtu në përpjekje të dëshpëruar për të marrë informacion, për të gjetur se çfarë mundësish ka për ta. Shumica prej tyre shpresojnë që të afërmit e tyre do të vijnë nga Afganistani dhe që do jenë në gjendje të riatdhesohen këtu. Shumica mendojnë që do të ndodhë brenda javëve e muajve në vijim, por nga ajo që dëgjojmë ndërkohë, duket se do të kërkojë më shumë kohë se aq. A besoni se ata që do të duan të largohen, do të jenë në gjendje të largohen javët që vijnë, edhe pse talebanët kontrollojnë aeroportin? Kam më pak se një minutë.

Rama: Gjithçka mbetet për t’u parë, por, sërish, historia mund të na vijë në ndihmë në këto raste. Nuk ka nevojë për glob kristali. Mjaft të kthejmë kokën nga historia e regjimeve mizore totalitare e tërësisht ideologjike, që të kuptojmë se, për ta, çdokush që është i ndryshëm nga ata është tradhtar që duhet vrarë, duhet burgosur, torturuar dhe që duhet persekutuar gjithë jetën. Tani, a do të zgjedhin…

BBC: Kryeministër, po ndërhyj këtu se nuk dua t’ju ndërpres, por e kuptoj idenë tuaj, e kuptoj që ju përpiqeni t’i hidhni sytë nga historia për të kuptuar se si do të zhvillohet kjo tanimë. Edi Rama, është Kryeministri i Shqipërisë, që ka pritur krahëhapur një numër refugjatësh afganë.

Tags: albanewsedi ramanatoradio bbc
Previous Post

Nga sot, shtrëngohet ora policore: Masat e reja kundër COVID-19

Next Post

Nis sot mësimi plotësues, Kushi mesazh për nxënësit, prindërit dhe mësuesit

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Nis sot mësimi plotësues, Kushi mesazh për nxënësit, prindërit dhe mësuesit

Nis sot mësimi plotësues, Kushi mesazh për nxënësit, prindërit dhe mësuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.