Kryeministri Rama ka përdorur çarjen në PD për të hedhur kunja ndaj Lulzim Bashës në parlament, duke e këshilluar të mos imitojë Berishën. Shkak është bërë një konflikt i Bashës me deputetët e PS-së në nisje të seancës parlamentare.
“Mos imito atë të Foltores, se gjithmonë origjinali është më i besueshëm se kopja”, tha Rama duke iu drejtuar Bashës, ndërsa vazhdoi: “Një shprehje keqardhje për atë logorenë në vend të mirëmëngjesit pas ardhjes i fundit këtu zoti Lulëzim dhe ta kam thënë disa herë publikisht por edhe personalisht, mos imito atë të foltores sepse origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja dhe sa më shumë klith si ai i Foltores aq më shumë dukesh personazhi i Qajtores.
Dhe një burrë që vë kujën me fjalë të cilat si prind padiskutim u thua përditë fëmijëve të tu se nuk përdoren asnjëherë dhe e bën këtë në mes të 139 burrave e grave të tjerë e në sy të kushedi sa të tjerëve që na ndjekin është një burrë në pikë të hallit.
Megjithatë hallin që ke sado ta qajmë nuk ta zgjidhim dot”.