Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, Rama ka folur për rritjen e çmimit të karburantit. Kreu i qeverisë replikoi me opozitën dhe tha se çmimi i naftës ka qenë më i shtrenjtë në vitin 2013 kur Partia Demokratike u largua nga pushteti.
“A s’ është e vërtetë që nafta është më lirë se ditën kur latë qeverinë?”, tha Rama.
Kjo fjali solli reagimin e opozitës ndërsa kryeministri vijoi fjalën.
“Po ju jap tabelën:. Në vitin 2013 dieseli 182 lekë/litër, benzina 186 lekë/litër. Unë po ju them shifra. Sa lekë nxirrte nga xhepi një drejtues automjeti në Shqipërinë që qeverisnit ju dhe sa nxjerr sot. Sot dieseli është 177 tani që flasim, dje ishte 182. Ndërkohë patjetër që brenda çmimit të dieselit dhe benzinës është brenda dhe detyrimi për të gjithë që djegin diesel dhe benzinë t’ja kthejnë shoqërisë me çmimin e karbonit”, u shpreh Rama