Dita e sotme do të jetë vendimtare për Ukrainën, por edhe për të gjithë botën, teksa do të përcaktohet nëse do të fitojë diplomacia apo lufta.
Delegacioni nga Ukraina dhe nga Rusia do të ulen në tryezën e bisedimeve sot në mesditë, në Bjellorusi, e teksa bota është në tension, kryeministri Edi Rama ka ironizuar jo pak me pushtimin rus.
Në facebook Rama ka shpërndarë një foto epike, mbi të cilën ka shkruar thjeshtë mirmëngjes dhe ka vendosur edhe flamurin e Ukrainës.