Kryeministri Rama mblodhi në selinë e PS-së shtabin elektoral mbi diskutimet për përgatitjen e zgjedhjeve.
Takimi me drejtuesit politikë nisi në orën 09:00 dhe zgjati për 1 orë. Në fokus të këtij takimi ishin dhe ishin dhe aplikimet nga çdo qytet tek portali “Deputeti që duam”.
Pas mbledhjes, kryeministri foli në një prononcim për mediat mbi kthimin e Kodit Zgjedhor për votim në Parlament.
Ai u shpreh se ajo do të votohet sërish pa asnjë ndryshim. Gjithashtu Rama deklaroi se as Presidenti Meta nuk mund të vendosë në diskutim parlamentin.
“Do të votojmë sa më shpejt kur të caktohet seanca e takimit. Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje doi votojmë kodin siç u votua nga Parlamenti. Askush nuk mund të vendosë në diskutim vendimin e Parlamentit, as Ilir Meta” – tha Rama.